Boiken Abazi i Vetëvendosjes i kërkon sqarime Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për Skënderbeun
Aktivisti i VV, Boiken Abazhi ka kërkuar që Komuniteti Mysliman në Shqipëri të japë sqarime për veprimin e kryer ndaj përmendores së ‘Skënderbeu’ e cila u mbulua gjatë faljes së Kurban Bajramit, në sheshin kryesorë të Tiranës.
Ky është reagimi i tij:
Kam bindjen e thelle qe shumica dermuese e myslymaneve shqiptare nuk pajtohen me kete ngaterrese qe ka ndodhur ne Sheshin Skenderbej ne Tirane gjate faljes se Namazit te Kurban Bajramit, por eshte e nevojshme qe Bashkesia Islame ta sqaroje publikisht kete qe ka ndodhur, te kerkoje falje dhe te largoje cdo dyshim qe mund te lere hapesire per keqinterpretime, ne menyre qe kjo dite e vecante te mbetet dite feste dhe jo dite turpi per shqiptaret. Harmonia nderfetare mes shqiptareve, qe prej Rilindjes Kombetare, i ka premisat e saj te ngritura mbi respektimin e simboleve kombetare dhe te figurave perbashkuese kombetare shqiptare pavaresisht fese.

