Bojaxhi lajmëron parti të re: Lëvizja do vazhdojë

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gjergj Bojaxhi, kandidat i pavarur në zgjedhjet e Tiranës, tha se lëvizja për një politikë ndryshe do të vazhdojë.

Duke falenderuar ata që e votuan në këto zgjedhje, Bojaxhi tha: “Së bashku kemi treguar se kemi thyer monopolin e partive të mëdha, me transparencë, pa mbështetjen e biznesve klientelistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët e Tiranës kërkojnë një politikë ndryshe, kemi mundur t’i japim shpresë qytetit dhe Shqipërisë. Ka ardhur koha që të vazhdojmë dhe të tregojmë se Shqipëria ka nevojë për një alternativë ndryshe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Falenderoj fituesin dhe konkurrentët në garë. Do shihemi së shpejti,” theksoi Bojaxhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?