Bojaxhi: Ndeshja mes kandidatëve të dy partive, teatër

Kandidati i pavarur për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Gjergj Bojaxhi deklaroi sot se ndeshja mes kandidatëve të dy partive është teatër.

Bojaxhi ka dhënë një deklaratë për mediat nga parku kombëtar i Liqenit Artificial, pikërisht për të mbrojtur këtë pasuri natyrore. Ai tha se parku është sulmuar nga politika dhe klientela e tyre.

“Në 2012 kurora e parkut është caktuar si zonë ndërtimi. Parku është sulmuar nga politika dhe klientela e tyre. Të ndalim me votën e 21 qershorit këtë masakër. Nuk ka kufizime për intensitetin e për lartësinë. Ndeshja mes kandidatëve të dy partive është teatër”, tha Bojaxhi.

SHKARKO APP