Bojkoti parlamentar – Kush janë ish-deputetët e opozitës që paditën Kuvendin për pagat

Fillimisht bojkoti disamujor dhe tani djegia e mandateve ka shkaktuar probleme financiare për një pjesë të ish-deputetëve të opozitës, të cilët duket se të ardhurat nga statusi i deputetit i kanë pasur burime kryesore financiare në familje.

Për shkak të një vendimi politik, ata bojkotuan pjesëmarrjen në Kuvendin e Shqipërisë nga muaji korrik 2018 deri në dhjetor të 2018-ës, por pavarësisht se kishim të bënim me një vendimmarrje politike, Kuvendi u mbajti atyre pagesat për të gjitha muajt e bojkotit të veprimtarisë së tij.

Ndaj, nisur nga ky veprim i administratës së Kuvendit, disa nga ish-ligjvënësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë kundërshtuar mbajtjen e pagave në Gjykatën Administrative, ku kanë paditur Kuvendin dhe kanë kërkuar pagat e padhëna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë vërshuar në dyert e gjykatës për të kërkuar lekët si deputetë për kohën kur ishin të mandatuar, por për shkak të vendimit të grupit ishin në marrëdhënie të kushtëzuar (bojkot).

Swiss Digital Mobile Reklama

Në paditë e deputetëve të PD dhe të LSI ndaj Kuvendit të Shqipërisë kërkohen pagesat për 6 muaj muajt e bojkotit të tyre të parlamentit.

Nga dosja rezulton se ish-deputetja Valentina Duka kërkon prej gjykatës detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që t’i paguajë shumën 187.090 lekë të ndaluara, sipas saj, padrejtësisht nga paga e deputeti për periudhën korrik 2018-janar 2019.

Po ashtu një tjetër ish-deputet, Shezai Rrokaj, i kërkon gjykatës që Kuvendi ta paguajë në shumën 187.261 për po të njëjtën periudhë kohore.

Të njëjtën gjë kërkon edhe ish-deputetja Fatbardha Kadiu, e cila pretendon të marrë 192.582 lekë. Por, këto janë pretendime vetëm për vitin 2018, pasi siç rezulton në Gjykatën Administrative janë depozituar edhe një sërë padish të tjera nga ish-deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar pagesat edhe për periudhat e tjera të bojkotit të ndodhura edhe gjatë legjislaturës pararendëse. Më konkretisht, deputeti Luçiano Boçi kërkon detyrimin e Kuvendit që t’i paguajë shumën prej 319.315 lekësh, shumën 107.141 lekësh dhe shumën 187.090 lekë të ndaluara sipas tij, padrejtësisht nga paga e deputetit. Dhe për të njohur këto detyrime, ai në kërkesëpadinë e vet u referohet periudhave 01.07.2014-01.01.2015, periudhën 01.02.2017-01.06.2017 dhe për periudhën korrik 2018-janar 2019. Por në listën e deputetëve që i janë drejtuar gjykatës është edhe Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka. Më konkretisht, tre deputetët demokratë kërkojnë përfitimet financiare për periudhën 01.07.2014-31.01.2015 dhe për periudhën 01.02.2017-01.06.2017, përfitime që sipas tyre, burojnë nga legjislacioni për “Statusin e deputetit” dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit. Pra, tre ish-deputetët Bogdani, Bylykbashi dhe Paloka kërkojnë përfitimet e ndalura (jo pagën) nga ana e Kuvendit për periudhat e bojkotit gjatë legjislaturës së shkuar dhe të tanishmes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?