Bojkotuan mbledhjet e Komisioneve, Alibeaj: PS dështoi Reformën Zgjedhore

Partia Demokratike ka reaguar pas bojkotit të mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare, ku pas negociatave PS-Rithemelimi u kthye normaliteti në Kuvend. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj tha në një deklaratë për mediat, se ky është një pazar Rama-Berisha me qëllim që të ruajnë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Numri 2 i PD thotë se socialistët dështuan Reformën Zgjedhore.

PS e dështoi Reformën Zgjedhore dhe kjo ka një bilanc të hidhur edhe për publikun. Çfarë iu mohua publikut, iu mohua ndryshimi I pazarit famëkeq të 2008-ës, Rama-Berisha. PS arriti të konservojë edhe njëherë sistemin zgjedhor famëkeq. Së dyti sot që flasim e sakrifikuara e madhe është vota e diasporës, vendimi i GJK që kërkonte që vota e diasporës të bëhej efektive. Do duhej të kishte filluar ndërtimi i logjistikës për votën e diasporës. Votë diaspore me postën e Ramës, që është nën tutelën e patronazhistëve të Ramës është ndoshta mashtrimi më i hidhur që u bëhet shqiptarëve.

Së dyti, mohimi i kthimit të Shqipërisë në një zonë zgjedhore. I fituar i madh është Rama, që vetëm prej këtij sistemi garanton në tavolinë së paku 6 mandate.

Së treti mohimi I listave të hapura, me sa duket ky është thelbi i refuzimit nga ana e mazhorancës, por edhe deputetëve të tjerë që kontribuuan për të dështuar reformën zgjedhore.

Do jetë edhe një sakrificë tjetër, që ligji i demkriminalzimit. Sot qëndrimi i PD ishte të shihte me hidhërim frutin e asaj marrëveshjeje”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP