Bojlerët dëmtojnë tarracat, banorët kërkojnë zhvendosjen e tyre

Prej më shumë se tre dekadash, bojlerët e vendosur mbi tarracat e pallateve në Vlorë janë kthyer në një problem të vazhdueshëm për banorët.

Sipas tyre, instalimet e shumta të krijuara ndër vite kanë dëmtuar tarracat dhe soletat e ndërtesave, ndërsa lagështia ka depërtuar në disa raste edhe në apartamentet e kateve të sipërme. Kjo situatë ka ndikuar në amortizimin e pallateve dhe ka shtuar shqetësimet për sigurinë e tyre.

Problemi paraqitet veçanërisht i theksuar në lagjen “Isa Boletini”, ku aktualisht Bashkia e Vlorës po kryen punime rikonstruksioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët kërkojnë që ndërhyrja të mos kufizohet vetëm te fasadat, por të përfshijë edhe largimin e bojlerëve nga tarracat. Sipas tyre, një zgjidhje do të ishte zhvendosja e pajisjeve në ambiente të përshtatshme në katet e para të pallateve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata shpresojnë që rikonstruksioni në zonë të shfrytëzohet për t’i dhënë fund një problematike të mbartur prej vitesh dhe për të shmangur dëmtime të mëtejshme në ndërtesa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?