Bombardimet ruse në Siri, Obama: Po e forcojnë ISIS!

Presidenti amerikan Barack Obama tha se fushata ruse e bombardimeve në Siri në mbështetje të Presidentit Bashar al-Assad vetëm sa po e forcon Shtetin Islamik.

Obama hodhi poshtë pohimin rus se të gjithë kundërshtarët e armatosur të Assad ishin terroristë.

Moska insiston se sulmet e saj ajrore,  që filluan të mërkurën (30 shtator) – kanë si target Shtetin Islamik. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita siriane dhe të tjerë sugjeruan se rebelët që nuk kanë lidhje me ISIS po goditen nga sulmet ajrore ruse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rusia nga ana tjetër tha se avioni i saj kishte goditur qendra komanduese të IS, depot e armëve dhe mjetet ushtarake. 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?