”Bombardohet” dogana e Morinës, pushuesit kosovarë nisen drejt bregdetit shqiptar
Një numër i madh qytetarësh kosovarë, që në orët e para të mëngjesit të sotëm u nisën drejt bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën. Shumica prej tyre do ta kalojnë festën fetare të Kurban Bajramit në Shqipëri, marrë këtu parasysh edhe sezonin e verës. Edhe pse shifrat e të prekurve dhe të vdekurve prej Covid-19 janë në rrije, kosovarët përsëri nuk shfaqin frikë nga prekja e virusit. Rradhë të gjata automjetesh janë krijuar në doganën e Morinës. Kujtojmë se fundjavën e kaluar vendi ynë u vizitua nga 40 mijë kosovarë.