Bombola e gazit shkrumbon banesën në Lushnje, shpëton mrekullisht 84-vjeçari që jetonte i vetëm
Një banesë në katin e dytë të një pallati është shkrumbuar nga zjarri në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje.
Shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi, e cila përdorej për ngrohje në banesë nga një 84-vjeçar që jetonte i vetëm. Hasan Sharka ka shpëtuar për mrekulli nga flakët e zjarrit ndërsa banesa është shkrumbuar totalisht.
Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve që kanë izoluar zjarrin për të mos u përhapur në banesat e tjera.
Në të njëjtën kohë është ndërprerë dhe energjia elektrike.
84-vjeçari është marrë nga të afërmit e tij derisa të rregullohet situata në banesën e tij.
Sipas përgjegjësit të zjarrfikësve Lushnje, Fatmir Bozi, pakujdesia dhe shpesh herë përdorimi i bombolave të pakolauduara janë shkak për zjarre në banesa e jashtë tyre.
Më të rrezikshme këto bombola janë kur përdoren nga të moshuarit.