Bombola ishte me defekt, tentova ta hap me çelës

 

Dy pronarët e dyqanit, Abdulla dhe Paqësie Dervishi, të cilët pësuan edhe plagët më të rënda nga ngjarja, ndodheshin brenda në dyqan kur ndodhi shpërthimi. Pasi është përmirësuar disi gjendja shëndetësore e Adbulla Dervishit, dy oficerë Policie e kanë marrë atë në pyetje në ambientet e reanimacionit të Spitalit të Traumës. Ai ka treguar se bombola që shpërtheu ka qenë me defekt dhe kjo e solli shpërthimin.

“Gruaja po përpiqej të hapte valvulën e bombolës dhe nuk po e hapte dot se ishte bllokuar. Siç duket, ishte me defekt sepse e provova edhe unë me forcë që ta hapja dhe sërish nuk hapej. Më pas mora një çelës për ta hapur dhe në atë moment ka ndodhur shpërthimi. Unë nuk mbaj mend asgjë, sepse nga presioni kam fluturuar jashtë dyqanit dhe e kam parë vetën të shtrirë në asfalt dhe disa kalimtarë që po më jepnim ndihmën e parë”, ka treguar pronari i dyqanit ku ndodhi shpërthimi.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se nga verifikimet paraprake, dyqani rezultoi në emër të vajzës së Adbulla Dervishit, Jonidës dhe fillimisht u dyshua se edhe ajo ishte brenda kur ndodhi ngjarja. Por vajza, duke qenë se ishte shtatzënë, ndodhej në shtëpi dhe vajza që kishte mbetur e plagosur ishte shitësja që ishte e punësuar aty

SHKARKO APP