Bonot e thesarit – Ndalet rënia e interesave në ankandin e radhës

Rënia e interesave të bonove është ndalur me gushtin. Në ankandin e kësaj jave, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 1.67%, në rritje të lehtë nga norma 1.65% e ankandit të mëparshëm.

Kjo shënon fundin e një cikli të rënies së interesave që kishte zgjatur pothuajse tetë muaj. Kjo gjendje erdhi nga likuiditeti i bollshëm në treg, kërkesa e moderuar e qeverisë për huamarrje dhe mungesa e alternativave të tjera të investimit.

Gjithashtu, orientimet e Bankës së Shqipërisë për vazhdimësi të interesave të ulëta të paktën deri në mesin e vitit të ardhshëm kanë dhënë ndikimin e tyre, sidomos pas uljes së mëtejshme të normës bazë të interesit në muajin shtator. Një ecuri e ngjashme është ruajtur edhe në interesat e depozitave dhe kredive bankare, që kanë ngelur në nivelet më të ulëta historike, duke përthithur kështu sinjalet e politikës monetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, ankandet e fundit kanë treguar se ndoshta ulja e interesave të bonove po i drejtohet fundit, pasi ka zbritur ndoshta edhe më poshtë se parashikimet. Kjo gjithsesi përfaqëson më shumë shterimin fiziologjik të rënies deri në një pikë të fundme, sesa sinjalin e një përmbysje të shpejtë të tendencës së normave të interesit. Normat e interesit në tregjet financiare priten të ngelen të ulëta, çka për publikun e gjerë nënkupton kthime të ulëta nga depozitat, por edhe interesa të ulëta të kredive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?