Bonus qiraje për një vit për 600 familje, Voda: Do shihet mundësia e zgjerimit të numrit

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda thotë se 600 familje të mbetura pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit marrin bonusin e qirasë. ”Sot këshilli bashkiak miratoi dhënien e bonusit të banimit për ato familje që kanë mbetur pa strehë apo janë të dëmtuara shumë rëndë nga tërmeti. Është një numër prej 600 familjesh që do të përfitojnë nga ky bonus për një afat një vjeçar”.

Voda tha se në bazë të nevojave që do të kenë qytetarët do të shikohet edhe mundësia e zgjerimit të numrit, pasi vuri në dukje ajo, duam që asnjë qytetar i prekur nga tërmeti të mos mbetet jashtë kësaj skeme, pa marrë mbështetje.

Ajo theksoi se strehimi është një ndër sfidat më të mëdha të tërmetit të 26 nëntorit dhe po bëhet gjithçka që të akomodohen në kushte optimal të gjithë qytetarët e prekur. ”Besojmë se shumë shpejti do të nis edhe zbatimi i programit të rindërtimit të shpallur nga kryeministri dhe brenda 18 muajve besojmë se Durrësi do të ketë një lagje të re, ku do të strehohen ata që kanë humbur banesat e tyre”.

SHKARKO APP