Bonus qiraje për një vit/ Tahiri: Në Durrës, përfitojnë 1310 familje
Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Durrësi është qyteti më i prekur sin ë jetë njerëzish dhe nga dëmet në banesa. Nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, thotë se 1310 familje përfitojnë nga bonusi i qerasë. ”Pas listës së parë me 660 familje, të cilat përfitonin nga bonusi i qirasë ne bëmë një rishikim, ndryshim dhe disa shtesa të kësaj liste ku në total në bashkinë e Durrësit janë 1310 familje, të cilat përfitojnë nga bonusi i qirasë. Kjo nuk do të thotë se kanë përfunduar, aplikimet vazhdojnë dhe ne kemi bërë një parashikim diku tek 2 mijë familje, të cilat kanë nevojë për strehim dhe bonusin e qirasë. Familjarët kanë sjellë dokumentacionin është bërë mënyra më e shpejtë e mundshme, mjafton vërtetimi i banimit që shtëpinë e keni të pabanueshme që merret tek njësia administrative së bashku me një kartë identiteti vijnë në bashki dhe pastaj faza tjetër është që qytetari sjell kontratën e qerasë që e lidh tek noteri dhe llogarinë bankare ku do ti kalojë lekët. Për momentin është akoma draft nuk është e mirëpërcaktuar por flasim për tre nivele në varësi të numrit të personave që ka çdo familje ne certifikatë familjare, sipërfaqes dhe zonës së qytetit, flitet per 200, 250 dhe 300 mijë lekë të vjetra në varësi të elementëve që sapo përmenda”.