“BOOM” denoncon; Shteti përdor makinën e krimit, gjobat i faturohen ish-përdoruesit të mjetit në burg
Në vendin tonë nuk është çudi që edhe pse dikush vuan dënimin për shkeljet e kryera, shteti i faturon edhe shkeljet e tij.
I tillë është rasti i denoncuar në emisionin ‘Boom’ nga Bujar Kasapi, banues në Karbunarë të Lushnjes.
Djali i tij Renis Kasapi është dënuar me 6.8 vite burg, pasi mbi të rëndon akuza ‘Trafikim i lëndëve narkotike’.
Në vendimin e Gjykatës citohet se automjeti tip Mercedes Benz me targa AA049NV me të cilën po transportohej lënda narkotike do të konfiskohet.
Deri në këtë moment çdo gjë shkon si duhet , por çudia më e madhe ndodh kur një punonjës i policise rrugore shkon te shtëpia e zotit Bujar dhe i thotë se nëse nuk paguan gjobat e makinës, ajo do t’i sekuestrohet.
Edhe pse Renisi ka 2 vite që vuan dënimin makina vijon të qarkullojë në emrin e tij.Nuk dihet se kush e përdor këte mjet por një gjë ështe e sigurt që gjobat i faturohen 32 vjecarit.
Gazetarja e Boom informon se jane 15 gjoba të vendosura gjatë vitin 2017, që i faturohen Renis Kasapit. Shuma që totale e gjobave është 30400.00 lekë .
Boom e ka ndjekur këtë çeshtje edhe te Drejtoria e Rezervave të Shtetit ku kjo makinë nuk rezulton te ketë shkuar.
Po kush mund ta perdorë makinen tip Mercedes Benz me targa AA049NV ?
Jashtë objektivit të kamerës një punonjës i këtij Institucioni deklaron se ‘Për të humbur gjurmët Oficerët e Policisë Gjyqësore marrin këto targa i vendosin në një mjet tjetër për arsye të tyre dhe bëjnë ndjekje të caktuara’.
Babai i Renisit ka dy kërkesa, e para që makina të çrregjistrohet nga emri i djalit te tij.
Ndersa e dyta lidhet me Oficerin e Policisë Gjyqesorë i cili ka marrë në pyetje Renisin ditën e ndalimit. Në makinë ndodhej dhe një aparat fotografik profesional me vlerë 4mijë euro për të cilin nuk u mbajt asnjë procesverbal, as u konfiskua dhe as nuk iu kthye familjarëvë te Renisit.
Thjesht u zhduk pa lënë gjurmë.










KOHA JONË SONDAZH

