BOOM: Mbanin frymën me kanoçe e lypje, i ndryshohet jeta familjes Shandori

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora ndaloi të premten e 22 shkurtit në familjen e Nikolin Shandorit në fshatin Gungas të Divjakës me rubrikën e tij “Shqipëria pa filtra”.

Dhe pikërisht një muaj më vonë, jeta e kësaj familje që mbante frymën me kanoçe dhe lypje ndryshoi tërësisht falë një shoqate humanitare nga Kosova.

Pas publikimit të varfërisë dhe kushteve ekstreme ku jetonin tre fëmijët e vegjël, shoqata ‘Bëhu bamirës’ dhe kryetari i saj Luan Krasniqi, morën iniciativën për të ndihmuar këtë familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Bëhu bamirës’ rikonstruktoi tërësisht shtëpinë dhe e mobiloi atë. Gjithashtu hapi edhe një pus që familja Shandori të furnizohet 24 orë me ujë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jakub Hajdari: “Kemi parë pamjet që emisioni Boom bëri publike dhe kontaktuam me familjen. Deri tani kemi rinovuar gjithë shtëpinë, po e lyejmë por nuk i kemi përfunduar ende të gjitha gjërat që kemi në mendje. Kur pamë që nuk kishin ujë, vendosim ti hapnim edhe një pus.”

Zonja e shtëpisë tha se nuk do i nxjerrë më fëmijët e saj për të lypur: “Jam shumë e lumtur. Tani kam vetëm lot gëzimi. Nuk do i marr më për të lypur. Dua ti shikoj fëmijët vetëm me barkun plot.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?