Bora dëmton rrjetin e shpërndarjes së energjisë, Balla ndjek nga afër punën e OSHEE në Elbasan: Nuk jam gaztor

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë pothuajse gjithë territorin e vendit kanë shkaktuar dëmtime të shumta edhe në rrjetin rrjetin e shpërnarjes së energjisë elektrike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka dalë në terren, ku po ndjek nga afër punën që po kryhet nga punonjësit e OSHEE në Elbasan për riparimin e difekteve.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla nuk ka lënë pa ironizuar dhe opozitën, e cila sipas tij jep mend nga divani i shtëpisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“ELBASAN🌨❄️👷🏻Dëmtimet në rrjetin e shpërnarjes së energjisë elektrike janë të shumta për shkak të stuhisë. Gjatë natës dhe sot në mëngjes po punohet për riparimin e tyre dhe po e ndjekim nga afër punën e tyre. Gaztorëve që komentojnë nga divani i ngrohtë, të cilët japin mend pse kështu e pse ashtu, ju them se këto janë kushte atmosferike tepër të vështira. Mirënjohje punonjësve të OSHEE, punonjësve të policisë, shërbimit të urgjencës, të mirëmbajtjes së rrugëve për punën që po bëjnë në terren. #punëjogjumë🙏🏾”, shkruan Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?