Bora në kryeqytet – Anulohen disa fluturime në Rinas
Të gjithë ata që kanë planifikuar fluturime nga aeroporti i Rinasit duhet të bëjnë kujdes pasi janë anuluar disa fluturime mëngjesin e sotëm, si në vajtje, ashtu edhe në ardhje, ndërsa ende nuk specifikohen arsyet.

Në faqen online të aeroportit “Nënë Tereza” njoftohet anulimi i fluturimit të programuar për në 04:15 të së enjtes nga Tirana për në Berograd si dhe është shtyrë për një orar tjetër fluturimi nga Tirana në Romë i programuar për në orën 05:40.
Gjithashtu njoftohet edhe anulimi i fluturimit nga Beogradi për në Tiranë, i programuar për në orën 01:35.

