Bora, Thethi vijon i bllokuar prej dy javësh, banori denoncon: Jemi të braktisur nga shteti

Zona e Thethit vijon që të jetë e bllokuar prej dy javësh nga dëbora, ndërsa autoritetet deri tani nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm. Në një lidhje telefonike për Report Tv, njëri nga banorët e Thethit, Pavlin Polia, që është edhe pronar i një bujtine u shpreh se situata është e vështirë dhe kalimi i mjeteve mund të bëhet me shumë vështirësi vetëm me zinxhirë. Ai tha se asnjë nga institucionet lokale dhe qendrore nuk kanë ndërhyrë deri tani për të hapur rrugën.

“Në fakt nuk ka ndryshim nga vitet e kaluara. E njëjta situatë është, si bashkia si prefektura, si emergjencat civile nuk kanë reaguar. Banorët këtu ndihen të braktisur. Pse bëhet ky diskriminim i fshatit të Thethit? Deri para dy ditësh kemi kaluar me vështirësi të madhe me zinxhirë. Por është i vështirë kalimi, nuk është hedhur kripë, nuk është pastruar rruga. Aktualisht rruga është e pakalueshme, pasi ka 50 cm dëborë. Ka një firmë që thuhet se është kontraktuar për pastrimin e dëborës, por nuk ka bërë asgjë deri tani. Ne kishim shpresë se me reformën territoriale do të ndryshonte diçka, por situata është e njëjta. Emergjencat Civile nuk i kanë rënë mbrapa situatës. Ndoshta Kryeministria nuk e di situatën, por realisht kjo është. Me bllokimin e rrugës ka pasur probleme, por me energjinë nuk kemi pasur probleme, pasi është afër hidrocentrali, por rruga është e bllokuar” deklaroi Pavlin Polia. Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë edhe rreth 300 bujtina turistike në Theth. Pavlin Polia thotë se kushtet janë, por rruga është e bllokuar. “Ne i kemi kushtet për mikpritjen e turistëve, por problem është rruga e bllokuar”tha ai.

OSHEE sqaron se zona e Thethit nuk ka asnjë defet apo problem me energjinë. “Fakti është se në këtë zonë OSHEE ka shtruar rrjetin e ri dhe ka ndërtuar 5 kabina të reja. Ne keto kushte, u eshte bere thirrje banoreve qe te vijne te aplikojne per tu lidhur me rrjetin e ri, pasi ata nuk kane kontrate me OSHEE. Deri me dje kane vepruar privatisht, por sot qe te lidhen me rrjetin e ri duhet ta hapesh kontrate me OSHEE, dhe me tej vendoset matesi. Kjo gje u eshte bere e ditur banoreve te zones, te cilet u jane pergjigjur detyrimit. Mund te kene mbetur ende subjekte qe nuk po reagojne dhe per pasoje nuk kane energji”thotë OSHEE. Ndërkohë që akset e tjera në Bogë dhe Razëm janë të kalueshme pa probleme por këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kenë zinxhirë, ndërkohë që disa fshatra në Shalë kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike, por tani është rikthyer. Dëborë në ditët e fundit ra edhe disa zona të tjera të vendit, por nuk raportohet për probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?