Bora zbardh fshatrat e Shkodrës (video)
Bora ka zbardhur disa rrethe te Shqipërisë. Kukësi, Tropoja dhe Dibra nën pushtetin e borës që prej mesnatës.
Ndërkohë një pjesë e Malësisë së Madhe dhe zonat e Shkodrës janë mbuluar nga bora.
Por një pjesë e Juglindjes së vendit. Nuk udhëtohet pa zinxhir.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka postuar një video nga bora që ka zbardhur natën fshatrat e bashkisë së tij.
“Reshjet e borës kanë përfshirë territorin e bashkisë Shkodër. Në segmentin Bogë – Qaf Thore vijojnë reshjet e dëborës. Mjetet borëpastruese dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren pa ndërprerje .Rruga është e hapur dhe qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”- shkruan Beci.