Borchardt: Liria e medias, ka ende punë
Në forumin e IV vjetor të Zhvillimit të Medias, ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt tha se liria e medias ka bërë progres, por ka ende punë për të bërë. “Duhet respektuar liria e medias. Liri për median do te thotë një media e përgjegjshme dhe me standard”,-u shpreh ambasadori. Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit. Kjo ditë simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore. Kjo ditë është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996 dhe i ka bërë bashkë për herë të parë, institucionet kryesore të industrisë mediale, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), Asociacioni i Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT) dhe EGTA Asociacioni i Radio Televizioneve me bazë në Bruksel.
KOHA JONË SONDAZH

