Borchardt: Ndryshimi i datës së zgjedhjeve, proces i ndërlikuar
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Berdard Borchardt pas marrëveshjes së nënshkruar nga partitë opozitare po zhvillon një takim me partitë e vogla.
Gjatë takimit, Borchardt është treguar i prerë lidhur me datën e zgjedhjeve, atë të 30 Qershorit.
Ambasadori Borchardt tha se ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar.
Ai ka kërkuar nga partitë të gjejnë zgjidhje për situatën politike, duke qenë se na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet.
Në një prononcim për gazetarët ai u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve është një mundësi, por nuk sjellë të mira.
Bernd Borchardt: Kemi një datë zgjedhje që është 30 qershori. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar.
Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007 dhe shtyrja është një mundësi. Por a është një mundësi e mirë? Çfarë të mira ka sjellë dhe në fund të fundit çfarë të mire do të sjellë sot shtyrja e zgjedhjeve.
Kreu i prezencës së OSBE tha se inkurajon palët që të gjejnë një zgjidhje.
Bernd Borchardt: Ajo që na takon është që të inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, të tregojnë kush zgjidhje është më e mirë. Secili zgjidhje funksion për një vend, ky është një vendim që i takon sovranit. Politikanët duhet të marrin mendimin e tyre për mënyrën më të mirë të funksionimit.
KOHA JONË SONDAZH

