Bordi i Paqes, eksperti i sigurisë: Ftesa një vlerësim për Shqipërinë dhe Kosovën

Eksperti i çështjeve të sigurisë Xhavit Shala, thotë ftesa e presidentit Donald Trump për Shqipërinë dhe Kosovën për të qenë anëtarë të “Bordit të Paqes”, është vlerësim për të dyja vendet.

Unë e quaj një vlerësim për Shqipërinë dhe Kosovën që janë ftuar si shtete themeluese. Nuk ka asgjë të keqe. Ky Bord i Paqes e ka një bazë ligjore ndërkombëtare. Është rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që e lejoi dhe e themeloi Bordin e Paqes. Ky themelim u bë mbi bazën e planit të paqes të udhëhequr nga presidenti Trump. Problemi tashmë është që ky “Bord Paqeje” do të vazhdojë të kryejë detyra edhe pas zgjidhjes së çështjes së Gazës”, u shpreh Shala.

Ai vuri në dukje se angazhimi i Kosovës dhe Shqipërisë si shtete themeluese në këtë Bord të Paqes është një vlerësim edhe për vetë faktorin shqiptar në Ballkan. Shala tha se më tej do të shihet më konkretisht se cili do të jetë pozicioni i “Bordit të Paqes” në raport me OKB-në. “Gjithsesi, angazhimi i Shqipërisë dhe i Kosovës si shtete themeluese është një vlerësim për faktorin shqiptar në Ballkan. Se cili do të jetë pozicioni apo do të rivalizojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara, vetë presidenti Trump e përmendi që do të bashkëpunojë me OKB-në’‘,-tha në ”RTSH”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?