Bordi i Paqes/ Gjinishi: Rama iu sevilos Trump-it, por nëse ndihmon liderët e UÇK-së, justifikohet!

Analisti Ermir Gjinishi e cilëson hipokrit fjalimin e kryeministrit Edi Rama në inaugurimin e Bordit të Paqes. Për të Rama iu servilos Presidentit Trump, siç bën liderët e tjerë në mbledhje. Megjithatë, Gjinishi tha se nëse Rama arrin të lobojë në mënyrë të suksesshme për krerët e UÇK, të gjitha i falen.

“Fjalimi i Ramës nuk ishte politik por retorik. Ndoshta edhe koha e shkurtër. Megjithatë, Rama gjatë të gjithë kohës, iu bashkua servilizmit të pjesës më të madhe të parafolëse. Teksa flasim për fjalimin e Ramës, pjesa më e madhe ishin servilë, e shihnin Trump si Zotin në tokë. Po shihja mediat ndërkombëtare, ku ka një breshëri sulmesh për Ramën, pasi fajësoi palestinezët për atë që ndodhi, këtë e bëri vetëm Rama dhe Izraeli. Tha se po të mos ishte çmenduria e Hamas, nuk do të ndodhte kjo. Ai nuk ishte aty për të bërë analizën e Palestinës.

E treta, lidhur me atë që shtroi për funksionimin e institucioneve të drejtësië dhe kritikën që pati me të drejtë për rolin e OKB, mos harrojmë ky është Bordi i Paqes, dhe OKB në vendimarrjen që ka patur për Palestinën, është përballur me veton amerikane. Të mos fajësohej OKB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse flasim për qasjen ligjore, hipokrizia qëndron të mëshimi i çështjes të funksionojë drejtësia dhe ligji. Sot është arrestuar Princi i Britanisë. Britaia ka drejtësia, merr Princin dhe Mbreti nuk flet asgjë, thotë të funksionojë drejtësia. Por Rama, çfarë bën? Propozon imunitet ligjor për të gjithë qeverinë e tij dhe pastaj flet për drejtësi ndërkomëbtare. Këto njerëz që bëjnë korrupsionin, ky tenton ti marrë dhe ti mbrojë. Kjo është pjesa e hipokrizisë. Megjithatë, nëse bën lobing për katër krerët e UÇK, kjo është arritje e madhe dhe justifikon të gjithë gjërat”, tha Gjinishi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?