“Bordi i Trump po konkuron OKB”, pedagogia Gjyli: Po krijohet një rend i ri botëror

Pedagogia Arsejda Gjyli thotë se Bordi i Paqes nga presidenti i Amerikës, Donald Trump po konkuron Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Kjo ftesa dhe ky entuziazmi vjen si rrjedhojë e të gjithë këtyre akuzave të ngritura në një farë mënyre për marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë për momentin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ky nuk është një hap i vogël. Unë mendoj që ky është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, në shpërfaqjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Është një nga 60 vendet që ka marrë një mandat fillestar për të qenë pjesë e një strukture shumë të rëndësishme që i shërben edhe atij nocioni të rendit të ri global dhe patjetër që ne jemi një vend i vogël dhe një vend jo me fuqi sa i takon qoftë përfaqësimit, por edhe në plan ekonomik dhe unë mendoj që kjo Shqipërisë mund t’i shërbejë në shumë aspekte e para njëherë të shpërfaqes së vet në arenën ndërkombëtare, konsolidimit të vendit qoftë në plan institucional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund t’i shërbejë Shqipërisë për investitorët e huaj, mund t’i shërbejë Shqipërisë për plane dhe projekte të tjera ndërkombëtare që mund të thithen si rrjedhojë e këtij lloj promovimi, mund t’i shërbejë Shqipërisë në plan ekonomik edhe të zhvillimit të turizmit edhe atyre strategjive që mund të ndërtohen në të ardhmen”, tha Gjyli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?