Borë dhe akull, Policia i bën thirrje shoferëve të jenë “të butë”

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm në kushtet e borës dhe akullit në rrugë.

“Jini të kujdesshëm – njofton sot Policia. – Bora dhe ngricat tashmë prezente në rrugët verilindore të vendit. E keni bërë gati makinën tuaj? Besoj se jo, sepse rënia e dëborës shpeshherë të zë papritur.

Ndërroni gomat nga verore në dimërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpara udhëtimit me mjet hiqni dëborën komplet nga mjeti juaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Evitoni manovrat e ashpra – “butësia” është çelsi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë.

Në ngjitje mos hiqni dorë kurrë, vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësi.

Në disheza, përdorni frenimin/motor.

Qëndroni larg mjeteve të tjera si distancë udhëtimi.

Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë në shtresë të lartë më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lënë mbi sipërfaqen e saj.

Kujdes me akullin. Është më i rrezikshëm se dëbora, sepse shpesh është i padukshëm në momentin e parë për drejtuesit e mjeteve. Telefononi 112 për çdo problematikë, jemi në shërbimin tuaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?