Borë dhe akull, Policia ka disa këshilla për shoferët (VIDEO)
Policia e Shtetit i ka bërë thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm në kushtet e borës dhe akullit në rrugë. “Jini të kujdesshëm. Bora dhe ngricat tashmë prezente në rrugët verilindore të vendit. E keni bërë gati makinën tuaj? Besoj se jo, sepse rënia e dëborës shpeshherë të zë papritur”. Telefononi 112 për çdo problematikë, jemi në shërbimin tuaj.
Këshillat e Policisë së Shtetit
Ndërroni gomat nga verore në dimërore. Përpara udhëtimit me mjet hiqni dëborën komplet nga mjeti juaj.
Evitoni manovrat e ashpra, “butësia” është çelsi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë.
Në ngjitje mos hiqni dorë kurrë, vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësi.
Në disheza, përdorni frenimin/motor.
Qëndroni larg mjeteve të tjera si distancë udhëtimi.
Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë në shtresë të lartë më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lënë mbi sipërfaqen e saj.
Kujdes me akullin. Është më i rrezikshëm se bora, sepse shpesh është i padukshëm në momentin e parë për drejtuesit e mjeteve.
KOHA JONË SONDAZH

