Borë dhe ngrica në rrugët e Shqipërisë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë natës së kaluar problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Në segmentin Kuben-Vasije ka pasur reshje bore 4-5 cm e shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni. Gjithsesi qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e rajonit verior. Në jug temperatura ka zbritur deri në minus 7 gradë celsius në disa zona, si Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur edhe erë të fortë. ARRSH thotë se vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?