Borë në Dibër, probleme në disa akse

Nisin reshjet e borës edhe në qarkun e Dibrës. Gjatë orëve të pasdites intensitetit i reshjeve ka qenë më i dendur gjë që ka sjell edhe vështirësi ne qarkullimin e automjeteve.

Peshkopi-Bulqizë lëvizet me vështirësi në disa segmente rruge për shkak të pjerrësisë së terrenit. Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës trashësia e dëborës është më e madhe dhe është e detyruar lëvizja me zinxhirë.

Momentalisht nuk shihen prezenca e borëpastrueseve në terren. Ndërkohë efektivët e policisë janë prezent në këto akse duke këshilluar përdorimin e zinxhirëve në vendet ku janë të domosdoshme. Nuk raportohet për ndonjë njësi administrative të bllokuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?