Borrell: E ardhmja e Ballkanit është në BE! Rutte: Sfidat do i përballojmë së bashku

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell thotë se samiti në Tiranë, tregoi angazhimin e palëkundur të BE së e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në union. Për të përçoi samiti mesazhe të forta përmes deklaratës me 32 pika, ndërsa vë në dukje traditën e Shqipërisë, atë të mikpritjes.

Kurse kryeministri i Holandës Mark Rutte, e cilësoi samitin si një takim fantastik, madje për të ishte edhe më i mirë se takimi negativ që kanë pasur rreth 6 muaj më parë në Bruksel. Rutte shprehet se ka ende shumë sfida me të cilat duhet të përballet Ballkani si siguria energjetike, emigrimi, sfida për të cilat duhet të kenë mbështetjen e BE.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor u mbajt një ditë më parë në Tiranë duke shnëuar një ditë historike për vendin tonë. Gjatë samitit, u firmosën një sërë marrëveshjesh duke nisur nga ajo për heqjen e tarifave Roaming mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, tek siguria kibernetike, sektor për të cilin do të investohet edhe më shumë nga Bashkimi Europian për të pasur një parandalim të sulmeve.

SHKARKO APP