Borrell: Situata më rrezikshme që prej 2013. Serbët të rikthehen në institucionet e Kosovës

Situata në veri të Kosovës, vijon që të jetë e tensionuar. Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell është shprehur në një konferencë për shtyp në Bruksel, se e konsideron shumë shqetësuese situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Mund të them, se kjo situatë është më e rrezikshmja që prej krizës së 2013 dhe të dyja palët duhet të tregojnë angazhimin e tyre për të gjetur zgjidhje përmes dialogut. Eshë e papranueshme për të dyja palët që të dhunojnë ose të injorojnë detyrimet që kanë në kuadrin e dialogut”.

Ai ka bërë thirrje për kthimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës dhe për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.Për të Kurti dhe Vuçiç duhet që të tregojnë përgjegjshmëri në gjetjen e një zgjidhje.

SHKARKO APP