Borrell: Sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Në nisje të samitit të BE-së në Bruksel, zyrtari i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell deklaron se sot duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time: ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari, por duket se nuk po shkon mirë. Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë”, tha Borrell.
KOHA JONË SONDAZH

