Borxhi 10 mijë euro apo gërvishtja e makinës i dha 15 plumba Shpëtim Salës?

Detaje të reja kanë dalë sa i përket vrasjes së Shpëtim Shalës ditën e djeshme në Durrës. Hetimi i policisë është përqëndruar në pistën e borxheve që kishte viktima. Report TV raporton se 39-vjeçari Shala 5 ditë më parë ishte konfliktuar me një person, të cilit i ka borxh 10 mijë Euro.

Ky person, që u konfliktua me viktimën disa ditë më parë, ndodhet i shoqëruar në Policinë e Durrësit, ndërsa emri i tij nuk bëhet i ditur.

Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare dhe nuk dihet nëse vrasja e 39-vjeçarit ka lidhje me sherrin për borxhin. Kjo gjë do të përcaktohet nga hetimet e policisë gjatë orëve në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpëtim Shala u gjet dje i vdekur në makinën e tij, ku ishte ekzekutuar me 15 plumba, 6 prej të cilave e kishin kapur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes të shoqëruarve  eshte dhe një person nga Durrësi me të cilin viktima dyshohet se ka pasur një konflikt fizik për shkak të një gërvishtjeje makine në rrugën “Taulantia”. Por nuk përjashtohen pistat e tjera.

Mësohet se viktima është ndjekur prej kohësh nga vrasësi, ndërsa pak para se të qëllohej Shpëtim Shala ka qenë duke luajtur futboll.  Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi vrasja e babait të tre fëmijëve, pronar i 2 lokaleve në Durrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?