Borxhi i pashlyer, 30-vjeçari përfundon në spital

Një 30 vjeçar është rrahur me sende të forta mbrëmjen e së mërkurës në një lokal në qendër të qytetit të Korçës.

3 persona që kanë shkuar në ambientet e lokalit dhe kanë goditur me shkopa bejsbolli 30-vjeçarin A.K. banues në Tiranë. Shkak për këtë ngjarje mendohet të jetë një borxh i pashlyer që 30 vjeçari kishte ndaj 3 autorëve.

Autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë shkuar në ambientet e Komisariatit dhe ndaj tyre po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?