Borxhi publik, eksperti i ekonomisë ngre alarmin: Jemi në kufijtë e….
Kryetari i konfindustrisë Gjergj Buxhuku në një intervistë për RTV Ora tha se borxhi publik i cili është raportuar në 82% shkon deri në 100% nëse merren parasysh dhe të gjitha detyrimet e tjera.
Gjergj Buxhuku për RTV Ora: Borxhi publik i raportuar në Shqipëri është në kufijtë e 82% të PBB. Por nëse do të shihen dhe detyrimet ndaj të tretëve siç janë pagesa ndaj biznesit, ndaj qytetarëve, detyrime të arbitrazheve ndërkombëtare dhe mbi të gjitha detyrimet ndaj koncesioneve që shteti ka me bizneset që u ka dhënë këto licenca të PPP, unë mendoj që jemi në kufijtë e 100%. Kjo është një barrë tepër e madhe për një ekonomi jo produktive, sepse mund të kesh një borxh të madh por nëse je në një ekonomi produktive ti e mban këtë borxh, pra ti prodhon, shet, eksporton, nuk ka problem mund të marrësh borxh.
Ai tha se ky problem shkaktohet nga qeveritë të cilat për të për të kaluar ngërçin e zgjedhjeve ose 4-vjeçarin e qeverisjes së tyre nuk e kanë për gjë që të shtojnë borxhin por thjesht të marrin drejtimin e qeverisë pa menduar gjatë se çfarë do të bëhet në të ardhmen dhe përse brezat duhet të paguajnë gabimet e mëdha të etërve të tyre.