Bosi rus i krimit del para gjykatës, Kokunov kërkon azil në Shqipëri

I cilësuar si bosi rus i krimit, Igor Kokunov u paraqit këtë të martë në gjykatën e Shkodrës nën masa të rrepta sigurie. Seanca për ekstradimin e tij zgjati 3 orë dhe në përfundim gjykata nuk doli me një vendim, pasi Kokunov kërkon azil në Shqipëri.

Avokati Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministrisë i drejtësisë rus dhe kjo bie ndesh me te konventën ndërkombëtare.

I shumëkërkuari rus u shoqërua nga dhjetëra forca policie në burgun e Reçit, ku po qëndron prej 28 gushtit. Ai u arrestua në piken kufitare te Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje ne Rusi ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale ne Beograd, kryeqytetin e Serbisë. Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka patur informacione se bandat serbe mund te ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie nga policia e Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?