Bota mban heshtje në nder të të rënëve, përkujtohet armëpushimi që i dha fund Luftës së Parë Botërore
Shtete anembanë botës kanë shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore me lëvizjen e shërbimeve të kujtesës.
Australia, Hong Kongu dhe Franca ishin midis kombeve që mbajtën ceremoni masive për të nderuar të rënët. Pamjet tregojnë ushtarakë nga e gjithë bota në parada.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, morën pjesë në shërbimin e mbajtur në Arc de Triomphe.
Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, një seri me ngjarjesh të veçanta po mbahen për të shënuar fundin e luftës të vitit 1914-1918.
Shërbimet e përkujtimit u mbajtën nga Sydney në Singapor të dielën për të përkujtuar ata që humbën jetën në anën tjetër të botës gjatë Luftës së Parë Botërore.
Mbi 12,000 njerëz u mblodhën në ceremoninë kombëtare të përkujtimit të armëpushimit në Memorialin Australian të Luftës në në Canberra, ku Kryeministri Scott Morrison udhëhoqi një minutë heshtje në nder të të rënëve.
Mijëra njerëz morën gjithashtu pjesë në shërbimet përkujtimore në të gjithë Melburnin për të shënuar përvjetorin e njëqindtë të Armëpushimit që që i dha fund Luftës së Parë Botërore.
Më herët, në Zelandën e Re, ceremonia kryesore e përkujtimit u zhvillua në Parkun Kombëtar të Përkujtimit të Luftës në Pukeahut, ku kryeministri Jacnda Ardenaddressed mbledhi turmën të gjithë mbajtën një minutë heshtje.
Mbi 330,000 australianë dhe gati 10,000 të tjerë në Zelandë të Re shërbyen jashtë shtetit gjatë Luftës së Parë Botërore.
Në Singapor, Komisioni i Lartë Britanik mbajti ceremoninë e përkujtimit në Varrezat e Luftës Kranjit, ku janë varrosur mbi 3500 viktima nga të dy luftërat botërore.






KOHA JONË SONDAZH

