Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Zbardhen përgjimet nga dosjet e Ergys Agasit

Zbardhen përgjimet nga dosjet e Ergys Agasit

Kryesore
E martë, 23 Dhjetor 2025 21:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në dosjen hetimore për skandalin me tenderat e AKSHI-t, në dëshminë e tij, Gerond Meçe refuzoi të kallëzonte në polici rrëmbimin e tij. Çfarë e pengoi atë t’i drejtohej këtij institucioni. Meçe dyshonte mbi lidhjet e zv/ drejtorit të Policisë së Tiranë, Erion Ismaili, që sot është një nga personat e ndaluar, me grupin e strukturuar kriminal që lidhet me tenderat në AKSHI.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Gjatë kohës së rrëmbimit, unë dëgjova nga pengmarrësit e mi që nuk është bërë denoncim në polici. Arsyeja përse nuk bëmë denoncim në polici është se nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, disa kohë më parë, më ka çuar lajm nëpërmjet një personi që të rrija sa më shumë larg tenderave të AKSHI-t. Por rastësisht rreth muajve prill-maj 2025, mua më vjen një zarf i hapur, ku brenda kishte një letër, ku brenda saj Prokuroria e Tiranës kërkonte informacion bankar dhe informacion nga sigurimet për të dhe familjen e tij. Fill pas kësaj unë u interesova dhe mora vesh që kjo praktikë hetimore ishte iniciuar nga Erion Ismaili, që ishte nëndrejtor i Policisë së Tiranës”, thuhet në dëshminë e Gerond Meçes.

Mund t'ju interesojë

Para 13 orësh
I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemr...

Para 13 orësh
Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush ...

Para 14 orësh

Të gjitha këto dëshmi të ofruara nga biznesmeni Gerond Meçe, u provuan edhe nga pamjet filmike që ai kishte mundur të siguronte nga rrëmbimi. Siç shihet edhe në fotot që tregojnë momentin e shoqërimit të tij nga persona të veshur me bluza me stampën e policisë apo të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por cila është lidhja e Mirlinda Karçanaj me Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqirin. Cilat janë takimet që të tre kanë zhvilluar me njëri-tjetrin në njërin prej bizneseve të Agasit; takime të cilat Ergys Agasi jo vetëm i ka filmuar por i ka ruajtur me kujdes. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’ pikërisht nga kqyrja e këtyre pamjeve filmike, grupi hetues ka mundur të sigurojë të dhëna interesante në lidhje me mënyrën se si kjo treshe paracaktonte tenderat brenda AKSHI-t. Ku po kaq interesante janë edhe komunikimet midis tyre. Takime që janë dokumentuar që nga viti 2023 dhe në vazhdim.

25 Shtator 2023

Ergys Agasi: Merret me kokainë Gysi, ça po bo me kokainë…

Ermal Beqiri: Informacioni është gjë shumë më e madhe se numrat.

Ergys Agasi: Nuk e diskutoj fare o burrë, tani jemi goxha, shumë, shumë më lart.

Takime në të cilat shfaqet edhe Erioni Ismaili, nëndrejtori i Policisë së Tiranës. Zyrtari i Policisë që biznesmeni Gerond Meçe, e akuzonte në dëshminë e tij si të lidhur me kundërshtarin e tij në biznes, Ermal Beqirin. Lidhje midis të dyve që faktohet edhe nga pamjet filmike të ruajtuara nga Ergys Agasi në biznesin e tij.

Bisedat

3o Tetor 2023

Ergys Agasi: Ky po na e dekonspiron…

Erion Ismaili: O vëlla si je…

Ermal Beqiri: Deklaratë Noteriale

Erion Ismaili: Te kush?

Ergys Agasi: I ka thënë ky i gjykatës?

Erion Ismaili: E shtyu ai?

Ergys Agasi: Tja bojmë yzmetin njëherë

Erion Ismaili: Është edhe profesionist, dhe i zoti

Ergys Agasi që në një moment të bisedave del se merr informacione të sakta për operacionet policore.

Dhe pasi merr këtë informacion, njofton miqtë e tij që të kenë kujdes dhe të ruhen. Siç është edhe kjo bisedë e datës 5 Dhjetor 2023. Që ka lidhje me një operacion ku në qëndër të goditjes janë fallsifikimet.

Bisedat

5 Dhjetor 2023

Ergys Agasi: Hë mo vëlla, ça bën ti, mirë. Shiko do vi E***** se do bëhet një aksion për disa fallsifikime. Dhe që të mos dali fjala, se dun me i plas mrena. Kupto ti, me kujdes…

Kështu vjen edhe takimi midis Mirlinda Karçanaj dhe Ergys Agasit në ambientin e biznesit të tij.

Takim që mban datën 17 Janar 2024. Ku nga konteksti i bisedës lihet të kuptohet se flasin për një tender dhe paracaktimin e tij.

Bisedat

17 Janar 2024

Mirlinda Karçanaj: Ja ta tregoj pse do ta dërgoj dhe… Ke procedura SPA, që na çoj kjo A****

Ergys Agasi: Po tja fillosh ti e tja them unë, do digjem unë…

Mirlinda Karçanaj e cila shfaqet edhe në vazhdim në ambientet e shoqërisë ‘EA Tabaço’ në pronësi të Ergys Agasit.

Siç është edhe ky takim që mban datën 16 Mars 2024. Aty ku i pranishëm është edhe biznesmeni Ermal Beqiri. Ku edhe këtu janë të shqetësuar lidhur mbi një tender, ku në fund Ergys Agasi thotë se nga 2 do e bëjnë 4 milionë euro. Ku thotë se ka marrë garanci, por pa e përcaktuar se nga kush.

Bisedat

16 Mars 2024

Ergys Agasi: Hej ça bën ti … Do ta them unë copë, trembëdhjetë i kishe bo

Mirlinda Karçanaj: Sa?

Ergys Agasi: 13 copë

Mirlinda Karçanaj: Me izraelitët testin, ok Ermal

Ergys Agasi: Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë katër milion. Shife çdo bëj unë tashi, kë do tja japim projektin. Do çuditen fare.

Mirlinda Karçanaj: Kaq garanci. Nuk futet as në eksperiencë

Komunikimet midis Ergys Agasit dhe Mirlinda Karçanaj që kanë qenë të vazhdueshme, edhe nëpërmjet bisedave të zhvilluara nëpërmjet telefonit apo whats app. Gjë që është provuar edhe nga zbardhja e tabulateve telefonike si edhe nga qelizat telefonike që kanë provuar vendndodhjen e tyre të njëjtë në zonën ku ndodhen ambientet e biznesit të Ergys Agasit.

Prova e lidhjes së Ergys Agasit me biznesmenin Ermal Beqiri, dhe mënyrën se si ai përfitonte paratë nga AKSHI i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ishte kompania ‘EA Solution’. Një kompani fiktive e cila fshihej pas ‘Soft Solution’ me administrator Ermal Beqirin. E cila nga hetimi del se ka fituar miliona euro pa bërë asnjë punë. Gjë që doli edhe nga kërkimet e SPAK, të cilat pasi shkuan në zyrat e EA Solution, panë që në këtë zyrë nuk kishte as drita. Dhe se EA Solution ishte krijuar fiktivisht me qëllim kalimin e pagesave të përftuara nga shoqëria Soft Solution në drejtim të shtetasit Ergys Agasi./BW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 8 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 9 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.