Bota nën ‘kthetrat’ e koronavirusit: 21,291 viktima dhe 471,802 të infektuar

Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19 vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën.

Sipas wordometers.info numri i viktimave ka shkuar në 21,291 dhe ai i të infektuarve në 471,802.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 114,703.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 7,503 viktima dhe 74,386 të infektuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm.

Edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë.,duke tejkaluar Kinën për numrin e vdekjeve. Numri total i viktimave ka shkuar në 3,647 dhe i të infektuarve në 49,515

Kina ka pasur ulje te rasteve me Covid-19. Deri më tani janë regjistruar 3,287 viktima dhe 81,285 të infektuar.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe Shqipërinë ka janë regjistruar 5 viktima dhe 146 të infektuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?