Bota po e njeh Shqipërinë si kryeqytetin e shirave

Shqipëria bashkë me Zvicrën duket se kanë rezultuar si vendet me sasinë më të lartë të reshjeve vjetore sipas një studimi të bërë nga Banka Botërore për reshjet mesatare ndër vite.

Harta globale e reshjeve e publikuar ditët e fundi, ka renditur vendin tonë si një nga vendet me intensitet të lartë të reshjeve me një mesatare 1.485 mm në vit. Vendin e parë për nga volumi e zinte Zvicra me 1.537 mm në vit.

Pra me pak fjalë, e gjitha bota po e njeh Shqipërinë si kryeqytetin e shirave. Por, ajo ç’ka përbën një disavantazh të madh, e cila kërkon shumë vëmendje janë përgatitjet që duhen bërë për t’u përballur me të papriturat e motit. Kështu jo vetëm që do të mund të minimizohen humbjet ekonomike, por do të shmangen problematika të rënda që vijnë si pasojë e dukurive të tilla natyrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banka Botërore thotë se rreziqet meteorologjike janë përgjegjëse për 90% të totalit të humbjeve nga fatkeqësitë natyrore në mbarë botën dhe vendi ynë është rasti tipik ku mungesa e parashikimeve dhe masave parandaluese ka krijuar kosto të rënda për ekonominë e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?