Botërori i futbollit për ekipet e policisë në Shqipëri, ministri Hoxha: E angazhuar Vllaznia
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA-Seksioni Shqiptar), Skënder Dodën të cilit i shprehu vlerësimet për nismën e organizimit të Kampionatit Botëror të Futbollit për Ekipet e Policive, të vendeve anëtare.
”I konfirmova mbështetje për eventin, duke premtuar se do të jem i pranishëm në ceremoninë e hapjes, që do të zhvillohet në Shkodër, ndërmjet datave 4-8 qershor 2025”, thekson Hoxha.
Sipas ministrit ky turne futbolli në fusha të vogla i ekipeve policore, bëhet për herë të parë në Shqipëri. ‘‘Për organizimin e tij, janë angazhuar edhe bashkia e Shkodrës, ekipi i Vllaznisë etj. Parashikohet të marrin pjesë rreth 40 ekipe, që shoqërohen nga familjarë e tifozë, deri në 1000 persona”, nënvizoi Hoxha.