Botuesi i “Onufri”, Bujar Hudhri, sjell në kujtesë kohën “Kur sunduesit nuk grinden”!” në një foto të Kadaresë me Moisiun

Botuesi i “Onufri”, Bujar Hudhri, ka kthyer në kujtesë përmes një postimi të bër në profilin e tij në Facebook, të 2 marsit të vitit 2022, me titullin “KUR SUNDUESIT NUK GRINDEN”. E cila shoqërohet me një foto të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare me ish-Presidenti, Alfred Moisiu.
“Sot ishte dita e parë e Kadaresë në Tiranë, shkruante Hudhri në postimin e tij tre vite më parë.
Duke vijuar ai shton:
Dhe rituali i përvitshëm nisi në një ditë pranvere plot diell. Ndërsa po bisedonim ulur në një nga stolat e parkut, u ndal para nesh zoti Alfred Moisiu. Pasi u përqafuan me njëri-tjetrin, ish presidenti i Shqipërisë me shkrimtarin i shquar, gjeta rastin t’u recitoja një strofë nga poema e fundit e Kadaresë “Tirana në dimër”, ku ai flet për presidentin Moisiu:
“Për gjithçka flitet, pronat, asgjëkundin,
Çmimin Nobel a një veturë të re,
Për zgjedhjet dhe dekretet krejt të fundit
Të zotit president me emër hebre”

E kam ditur gjithnjë nderimin e Kadaresë për presidentin Moisiu dhe kjo është diçka e rrallë dhe e çmuar, po të kemi parasysh marrëdhëniet e vështira të Kadaresë me politikën.
Ndaj, nuk mund të kishte diçiturë më të saktë për këtë foto se sa “Kur sunduesit nuk grinden”!”, përfundon Hudhri.
Ky kthim në kujtes është homazh për Ismail Kadare, i cili na mungon që nga 1 korriku 2024, por që është dhe do të mbetet përgjithmonë një monument i lartë i vetëdijes dhe historisë sonë kombëtare dhe letërsisë, si shprehje e shpërblimit të madh që ai i bëri traditës sonë të letrave dhe ndërkombëtarizimit njohës që pena dhe shpirti i tij i mëkuan botës, Shqipërinë dhe shqiptarët.
Gjithashtu ky postim i kthyer pas tre vitesh është edhe një vlerësim për Ish-Presidentin, Alfred Moisiu, i cili shquhej për urtësi dhe maturi si në kryerjen e misionit të Kreut të Shtetit, ashtu edhe ruajtjes së marrëdhënieve të një politikani me një shkrimtar duke promovuar modelin e “Kur sunduesit nuk grinden”!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Albert Vataj

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?