Bozdo reagon pas votimit të ndryshimeve në Kushtetutë, ja krahasimi që i bën Ramës

Sekretari Organizativ në PD, Eno Bozdo, ka reaguar pas votimit në Komisionin e Ligjeve i cili miratoi draftin e opozitës së re për hapjen e listave të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Bozdos, “Edi Rama sot hodhi hapin për të ndryshuar Kushtetutën e RSH, online dhe pa asnjë konsultim paraprak, në kundërshtim të plotë me interesat e vendit dhe qëndrimin e BE dhe SHBA”.

Shpjegimin pse të këtij votimi, Bozdo e jep duke arsyetuar se Rama “mendon se kështu mund të ketë ndonjë shans për të fituar një mandat tjetër”.

Duke sjellë edhe rastin e Bjellorusisë, Bozdo shkruan se “Lukashenko i Bjellorusisë dhe ai i Shqipërisë, vepruan si të sikronizuar vetëm për siguruar kolltukun e tyre me çdo kusht”.

Statusi i plotë i Eno Bozdo

Edi Rama sot hodhi hapin për të ndryshuar Kushtetutën e RSH, online dhe pa asnjë konsultim paraprak, në kundërshtim të plotë me interesat e vendit dhe qëndrimin e BE dhe SHBA, vetëm sepse mendon se kështu mund të ketë ndnjë shans për të fituar një mandat tjetër.

Po sot, KQZ e Bjellorusisë, me urdhër të Lukashenkos, i mohoi regjistrimin kandidatit dhe sfiduesit kryesor të tij për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Sot pra, Lukashenko i Bjellorusisë dhe ai i Shqipërisë, vepruan si të sikronizuar vetëm për siguruar kolltukun e tyre me çdo kusht. Të dy janë armiqtë më të egër në Evropë të ligjit, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut. Të dy janë gati të bëjnë çdo gjë kundër vendit të tyre, mjafton që pushteti të mos tu preket. Të dy janë diktatorë, dhe si të tillë ditët i kanë të numëruara. Është vetëm çështje kohe. Në Tiranë, me sa duket, kohës i ka ardhur fundi!

SHKARKO APP