Bozo: Duhet bërë kolaudimi i ndërtesave

Inxhinieria Luljeta Bozo, e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, teksa ka komentuar situatën post-tërmet, e vuri theksin tek cilësia e ndërtimeve që sot bëhen në Shqipëri.

Sipas Bozos, ndyshe nga vitet ’90-të, sot bëhen ndërtime pa bërë asnjë studim sizmiologjik dhe gjeologjik, pa marrë parasyshëdhe cilësinë e materialeve, ku shpesh për të kursyer abuzohet. Ndërsa theksoi se mungojnë dhe projektet.

Bozo: Ne bejmë ndërtime pa bërë studime sizmike. Pa bërë studim të thelluar gjeologjik. Pa bërë gjeologji fare ti ngre ndërtesën. Si e ngre ti ndërtesën pa e ditur se çfarë shtrihet poshtë sipërfaqes së tokës!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa marrë në konsideratë kush do e bëjë ndërtimin. Para 90-ës i bënin vetëm institutet e ndërtimit që ishin më të mirët. Sot kush po bën projekte. Të gjithë bëjën projekte. Që të bëje projekte më parë duhet të kalojë në 500 filtra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani nuk ka as flitra. Don të shikosh dëmtimet, që u ça një kolonë, u ça një tra, një murë. Ku është projekti! Ti do të shikosh njëherë projektin. A është bërë projekti i saktë njëherë se dëmtimi ka shumë shkaqe. Ti duhet të gjesh shkakun njëherë se ndryshe rrezikon të bësh të njejtin gabim.

Duhet të jetë një qendër si ka qenë më mërpara, Arkivi Qendror i Ndërtimit ku depozitoheshin të gjitha projektet e objekteve që bëheshin në Shqipëri. Edhe sot nëse shkoni i gjeni të gjitha projektet e para 90-tës.

Kishte shumë rregull në ndërtim. Ndërtimi ishte fusha më e disiplinuar, me rregulla, me kushte teknike projektimi, zbatimi dhe të marrjes në zbatim të projektit.

Sot njerëzit futen në shtëpi që nuk është kolauduar. Si futesh ti pa patur një siguri që kjo shtëpi është në rregull nga të gjitha pikpamjet. Por që të bëhet ky kolaudimi duhet të kesh projektin. Si është zbatuar, duhet të shikosh çfarë cilësie kanë qenë materialet që janë përdorur. Sepse ndodh që cilësin e materialit e vendos ndërtuesi, jo inxhinieri për të kursyer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?