Braçe-Bardhit: Po hapa bllokun për ata që janë zëdhënësa të krimit, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers

Seanca sot në Kuvend ka qenë me tensione. Edhe deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me një deklaratë të kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili paraqiti në Parlament dy biseda, që sipas tij janë bërë në Sky ECC, për caktimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës nga grupet kriminale.

“Këtu në sallën e kuvendit u lexuan komunikim mes dy kodeve në encrocat, të supozuar bandit. në atë komunikim flitet për Mondin dhe u tha se ai është drejtori i policisë së Shkodrës.

Mondi është bërë drejtor i policisë së Shkodrës në tetor 2023 ndërsa në komunikimi është në vitin 2021.

Sa për zëdhënës të filan banditi apo fistek banditi mos më bëni të hap libra se po hapa libra, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers”, tha Braçe.

SHKARKO APP