Braçe: Fundi i skemës kriminale të “motrave” të Berishës!

 

 

Nga Erjon Braçe

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy prej “nëntë” motrave të Berishës, me paratë që përfitonin nga CEZ, paguanin faturat e tyre të papaguara të energjisë për CEZ.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muajt Mars, Prill, Maj 2012, CEZ transferoi te gjithe biznesin e nje kompanie te mbledhjes se borxheve DIA, tek nente kompani, 7 shqiptare dhe 2 ceke; tre prej shqiptareve kontrolloheshin nga nje dore e vetme, nderkohe qe te gjitha ishin me lidhje te forta me zyren publike e private te Sali Berishes e ministrave te tij.

Ndryshimi kete here ishte se, njeres prej nente "motrave" dhe te vetmes nder tre kompanite e njeres dore, ju dha "e drejta" e "mbledhjes" se parave qe institucione buxhetore e jo buxhetore i kishin kompanise CEZ.

Te nente "motrave" ju dha e drejta te nderprisnin edhe energjine elektrike te debitoreve te CEZ si mase shtrenguese per te mbledhur parate e faturave; edhe nje here, jo CEZ, por kompanive private te kontraktuara nga CEZ.

Nen keto "te drejta" dhe "favore", 8 prej 9 "motrave" te Berishes, ne pak muaj te vitit 2012, arriten qe:

Të mbledhin nga shqiptarët, institucionet buxhetore e jo buxhetore, kompanitë publike:

1.334. 142. 494 lekë të reja. Të përfitojnë për vete me përqindje që shkonin nga 32-49%:

  1. 863. 005 lekë të reja.

Vetem dy kompani te kontrolluara nga nje dore, nder nente; CE2 Services dhe CE2 Debt Management, arriten qe:

Të mbledhin nga shqiptarët, institucionet buxhetore e jo buxhetore, kompanitë publike:

  1. 557. 579 LEKE TE REJA,

Të përfitojnë për vete me përqindje që shkonin nga 32-49%:

  1. 186. 975 lekë të reja.

E reja sot, rrjedhur nga dokumenta zyrtare, kalon neper keto fakte:

E para,

Administratori i perkohshem i emeruar nga Berisha pas largimit te perdhunshem te CEZ, prej Janarit 2013, pavaresisht se CEZ ruante ende pronesine mbi asetin;

Duket se ka patur prioritet shlyerjen e parave për kompanitë e mbledhjes së borxheve.

Nëntë “motrat” e Berishës kanë marrë në total në 2013-n:

  1. 278. 527 lekë të reja.

E dyta,

Administratori i perkohshem, zoteruesit e dy kompanive te kontrolluara nga e "njejta dore" dhe vete "dora";

Kanë ndërtuar një skemë sipas së cilës, me paratë e përfituara si përqindje përkundër shumave të mbledhura nga shqiptarët, institucionet buxhetore e jo buxhetore, kompanitë publike, kanë paguar faturat e papaguara prej muajsh të energjisë elektrike të kompanive të tjera që kishin në zotërim.

E kuptuat?

Kompania CEZ, nen hyqmin e Sali Berishes, zyres se tij publike e private, ka kontraktuar ne Mars, Prill, Maj 2012 kompani per mbledhjen e parave nga faturat e papaguara te energjise te cilat, zotëroheshin apo ishin të lidhura me “pronarë” që nuk paguanin për vete energjinë e konsumuar në disa kompani të tyre!

Nuk mbaron ketu;

Këto kompani me paratë e përfituara nga mbledhja e parave të shqiptarëve, kanë paguar faturat e tyre të energjisë që nuk i paguanin prej muajsh!

Shihini dokumentat;

Janë fatura të papaguara të energjisë nga “Albanian Chrome”, “Mane TCI”, Euromax Delhaize, “TEG”.

Ka ndodhur qe:

Kompanite e mbledhjes se parave te faturave te energjise elektrike, CE2 Services dhe CE2 Debt Management, kane kredituar perfitimet e tyre nga kontratat me CEZ, tek kompanite debitore te mesiperme dhe, me këto para janë “shlyer me kompensim” paratë e papaguara prej tyre të energjisë elektrike.

Kam perpara akt marreveshjet, anekset e detyrimeve, pasqyrat me faturat e papaguara te energjise se ketyre "gjigandeve" dhe jam i skandalizuar.

Ky eshte nje turp!!

Dhe ky eshte fundi i skemes kriminale te Sali Berishes dhe "MOTRAVE" te tij.

Une besoj se kushdo tani e ka te qarte se cfare ka ndodhur me CEZ, parate e shqiptareve dhe parate e klienteve te Sali Berishes, Ridvan Bodes dhe zyrave publike e private te asaj Qeverie.

Por njohja nuk mjafton.

Sali Berisha kerkon te hetoje por jo keto krime.

Prokuroria duhet të çojë deri në fund hetimin për gjithçka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?