Braçe ironizon Spahon: Ka 4 orë që i bie bilbilit, rekord Guinnes. Si nuk u ngrit ndonjëri të të ndihmojë

Në Kuvend përveç tensioneve ka edhe momente humori. Deputeti i PS-së, Erion Braçe i cili sot u revoltua me drejtuesen e seancës, ka ironizuar deputetin e PD-së Edmond Spahon, i cili ka qëndruar shumicën e seancës plenare në foltore, duke i rënë bilbilit, në shenjë proteste ndaj mazhorancës.

“Sinqerisht, në krye të herës, dua t’i shpreh solidaritetin tim zotit Spaho. Ka fiks 4 orë e 16 minuta që u torturua. I fryn bilbilit aq sa cilido fyellrënës nuk do të kishte frymë t’i binte. Është rekord Guinness dhe do të ngelet emri me germa të arta në mes të Parlamentit. Me fuqinë që ka zoti Spaho, do të vazhdojë t’i bjerë bilbilit edhe 10 herë më shumë”, tha deputeti socialist.

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, u përjashtua nga seanca plenare me 10 ditë, pasi bllokoi foltoren e Kuvendit për disa orë dhe i ra bilbilit, si edhe iu hoq paga vetëm për ditën e stome.

SHKARKO APP