Braçe nuk ia harron Berishës ‘drurin’ e 1996-ës

26 Maji i vitit 1996 kur u rrah nga komisionerët e djathtë gjatë zgjedhjeve parlamentare është një datë e paharruar për Erion Braçen. Sot pas 20 vitesh, ai shpërndan foton ku dukej i gjakosur.

“Do ta bëj çdo vit këtë postim, jo për vete, asfare”, shkruan Braçe, duke argumentuar se:

“E para, mijëra socialistë, aktiviste e komisionerë të cilët, më 26 maj 1996, u rrahën, masakruan dhe u përzunë nga qendrat e votimit së pari në Berat, pastaj në Kuçovë, më tej në çdo cep të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E dyta; në krye të këtij operacioni barbar ishte Sali Berisha dhe shërbimi i tij sekret, policia gjithashtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëgjova dje Lylzim Bashën, përsëriste si papagall tekstin e tij banal për zgjedhjet, reformën zgjedhore, votën e lirë etj etj.

Shihni fotot dhe krahasoni kohët!!

As që mendohet të ndodhë më barbaria e 20 viteve më parë, tani në fytyrën e Lylzim Bashës!!

Atëkohë, në Zëri i Popullit, teksti që shoqëronte foton titullohej:

Sali Berisha, shihe krimin tënd në fytyrën time!!”, shkruan Braçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?