Braçe nxjerr fotot: Kështu lahen rrugët! Por nuk gjendet mideja e çdo kopuku në këtë vend

Zv/ kryeministri Erjon Braçe në  një postim në rrjetet sociale me ironi thotë se në Shqipëri nuk gjendet midea e çdo kopuku lidhur me masat kundër parandalimit të përhapjes së koronavirusit. “Nuk gjendet midea e cdo kopuku ne kete vend ndonjehere; njerit i thone “pse nuk del nga shtepia” kur del, tjetrit i thone “pse del nga shtepia” kur nuk del! Sqarova dhe zysh Evisin me kete rast! VO: fotoja origjinale eshte ne Thumane nje dite kur rastisi edhe te hame e kur kopuket atekohe nuk dukeshin gjekundi!” shkruan Braçe.

Postimi i Erjon Braçes

Në një tjetër postim, Braçe ka postuar foto duke treguar si duhet të lahen dhe pastrohen rrugët në këtë situatë koronavirusi.  “Rruget e trotuaret lahen keshtu! Pasi mesuam me shume se kurre nga Europa e jo vetem se si lahen duart, tani duhet te mesojme se si lahen rruget, trotuaret, stolat! Shiko, e cmoj pafund perpjekjen, punen e kryetareve te bashkive per dizinfektimin e cdo ambjenti publik. Por duhet edhe me shume! Rruget e trotuaret duhen lare keshtu! Ndalim qarkullimi e izolimi, duhet te sherbeje pikerisht per kete. Kompanite e kontraktuara per pastrimin e mbetjeve te lajne rruge e trotuare keshtu! Ti pergjigjen kesaj situate, te bejne dhe ata dicka me shume” shkruan në një tjetër postim Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?