Braçe reagon pas tensionit në Kuvend: Arsye për ta bërë në brekë!
Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas situatës së tensionuar në Kuvend. Në një status në Facebook, Braçe thotë se ky veprim ndaj Ramës tregon se opozita është pa lider.
Reagimi i Braçes
Të kesh përpara një burrë dy metra,për më tepër që nuk lëviz, të jesh një metër larg tij dhe, ta qëllosh në maj të Lulit; do te thote qe e ke bere ne breke!
Por është me e turpshme se kaq; Vezën e këtij e beri një pule si vet Luli, hyri ne Kuvend pa ju nënshtruar kontrollit te zakonshëm, u ul ne vend, thirri ketë trimin, i dha vezët dhe e lëshoi ne “atentat”; ai po dridhej!
A e kuptoni se çfarë kryetari opozite ka ky vend apo jo?
Por përsëri është edhe me e rende; Thanë dje se nuk po vinin në Kuvend të shpëtonin mandatet por, për hallin e studenteve!
Në fakt janë në Kuvend veç për bythën e tyre, si përhere, pushtetin.
Studentet i vranë që gjatë javës.
I vranë kur ju çuan partine me qëllimin e përhershëm pushtetin.
I vranë kur ju morën erzin dhe në emër të tyre ulëritën: JO DIALOG!
Mos prisni gjë nga këta, zero!
Nuk u bene asgjë ne 8 vite!
Ne do tejkalojmë çdo kërkese të studentëve.
Zgjidhja është mbi tavolinë!
Njësoj siç tek reforma në drejtësi. Dje Këshilli i Larte i Prokurorisë, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor, nesër Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale kundëe Korrupsionit, Keshilli i Emerimeve ne Drejtësi etj.
Tamam arsye për ta bërë në brekë!
KOHA JONË SONDAZH

