Braçe sulmon Bashën: Bëj aritmetikë, mos pi “bar”

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka reaguar sot ndaj qëndrimeve të kreut të PD-së, Lulzim Basha për drogën në vend. Braçe i sugjeron Bashës të lexojë dhe një herë shifrat e raportit të Policisë Shqiptare dhe asaj italiane për sasinë e drogës së mbjellë në vend.

Më poshtë komenti i plotë i deputetit Braçe:

Nga Erjon Braçe/Lylzim, bëj aritmetikë, mos pi “bar”. 213-ta është më e vogël se 323-shi! Lylzim Basha e nuhat eren e “barit” si “njesh”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje aq fort sa humb edhe sensin e numrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thote; 323-shi i tij eshte me i vogel se 213-ta aktuale! Funksionon me nje sens, di te pjestoje dhe e dallon qe 213-ta eshte sa 5 fishi i 44-tres.

Por nuk e ben dot pjestimin per here te dyte e te thote se 44-tra e 2015-tes ishte 7 here e gjysem me pak se 323-shi i tij. Janë në hektarë të gjitha dhe i referohen sipërfaqes së mbjellë me kanabis në 2013-ën, vitin kur qeveriste partia që ai drejton. Ka edhe nje te dhene pak me te veshtire per te; Ajo e dhene materializon treguesin e asgjesimit te parcelave me kanabis ne keto periudha kohore:

Ne 2013-ten e tij, asgjesoheshin vetem 7.5% e 323 hektareve te raportuar; Ne 2016-ten, u asgjesuan 99.8% e 213 hektareve te raportuar.

Ky numër e bën tapë fare. Imagjinoni; kete vit u shkaterruan 2.4 milion rrenje- bime, ne 2013-ten ju falen trafikanteve 2.5 milion rrenje-bime. Shiko Lylzim;  Askush nga ne nuk e ka mohuar kurre qe ne kete vend kultivohet kanabis.

Por; Askush nga ne nuk ka guxuar kurre te propozoje e jo me te marre vendim politik per te lejuar kultivimin e kanabisit, sic Sali Berisha, ti e plot si ju bete dhe thate qartesisht ne 2013-ten, viti i fundit, elektoral ky. Vetem nje i paditur, nuk mund te priste qe pas depozites se madhe te parave-fryre pa fund ne 2013-ten ne Lazarat, presioni per te kultivuar kanabis, me cdo mjet e forme, te mos ishte kaq i larte.

Ndodhi! Por ka perballe vullnetin e madh per ta goditur, sic raporton sot Guardia di Finanza. A mjafton? Per mua duhet me shume. Po e perseris, duhet qelluar fort borgjezia e krimit dhe duhet qelluar duke nisur nga parate e tyre!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?